Provat e fundit të paradës madhështore ruse, mbajtur në ditën e fitores mbi nazizmin, u zhvilluan në “Sheshin e kuq” të Moskës, përpara shfaqjes kryesore të së martës.
Mbi 10 mijë trupa, 114 armë të reja moderne e 72 avionë ishin pjesë e përgatitjeve, për të cilat ndiqet e njëjta procedurë si në paradën reale.
Në sheshin e famshëm të kryeqytetit rus kanë marshuar 46 formacione ushtarake nga 29 njësi, përfshirë këtu kadetë të instituteve më të larta ushtarake të vendit, shkollës “Suvorov” dhe Akademisë detare “Nakhimov”, ushtarët e distriktit ushtarak perëndimor, pjesëtarë të Gardës Kombëtare, si dhe ata të shërbimit federal të sigurisë.
Pas parakalimit të këmbësorëve vijnë formacionet mekanike, duke nisur nga autoblindat, platformat e lëshimit të raketave ndërkontinentale dhe tanket. Prova gjenerale u përmbyll me formacionet ajrore, ku ekipet akrobatike “Swift” dhe ata të “Kalorësve rusë” kanë demonstruar performancën e avionëve më të rinj luftarakë të vendit.
Ky zhvillim vjen në kohën kur shtypi i huaj njofton se Rusia po përpiqet për një zgjidhje paqësore të situatës në Afganistan, rol ky që përfshin edhe shitjen e kufizuar të armëve për talebanët, gjë që ngjall mosbesimin e Shteteve të Bashkuara.
Amerikanët janë për nga natyra dyshues, lidhur me planet e Moskës në këtë vend. Ekspertët besojnë, megjithatë, se më e shumta që Rusia mund të bëjë është t’i furnizojë talebanët me armë të lehta.
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje