
President Donald J. Trump oversees Operation Epic Fury at Mar-a-Lago, Palm Beach, FL, March 1, 2026. (White House photo by Daniel Torok)
Presidenti amerikan Donald Tramp kërcënoi se Irani do të goditet me armët më të fuqishme dhe më moderne që Shtetet e Bashkuarau kanë në dispozicion, nëse të shtunën në Pakistan nuk arrihet një marrëveshje, siç tha në një intervistë për të përditshmen New York Times.
“Do ta marrim vesh brenda rreth 24 orësh. Po i ngarkojmë anijet me armët më të mira të prodhuara ndonjëherë, madje në një nivel më të lartë se sa parë për të bërë një shkatërrim të plotë. Dhe nëse nuk kemi një marrëveshje, do t’i përdorim ato në mënyrë shumë efektive”, tha Trump.
Deklarata u bë pak orë para se në Islamabad të nisë mëngjesin e të shtunës, takimi mes delegacionit amerikan të kryesuar nga zv/presidenti Xhejms Dejvid Vans dhe diplomatët Xhered Kushner dhe Stiv Uitkof. Delegacioni i Teheranit përfaqësohet nga ministri i jashtëm Abas Aragçi dhe kryetari i parlamentit Mohamed Galibaf,i cili në një postim në rrjetet sociale shpalli dy kushte.
”Një armëpushim në Liban dhe lirimi i aseteve të bllokuara të Iranit, janë dy çështje duhet të përmbushen para se të fillojnë negociatat”, tha Mohamed Galibaf.
Ndërmjetësit e asaj që analistët e kanë konsideruar si një mission të pamundur do të jenë kryeministri i vendit pritës, Shehbaz Sharif dhe shefi i ushtrisë Asim Munir. Një prej pikave më të rëndësishme, ku do të dalë në pah zotësia ndërmjetësuese e Pakistanit, pritet të jetë hapja e ngushticës së Hormuzit. Pjesë e diskutimit pritet të jetë edhe marrëveshja e paqes në Liban.
Sipas CNN, presidenti amerikan Donald Tramp zhvilloi një bisedë të tensionuar telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, për një armëpushim në Liban si pjesë e negociatave me Iranin. Netanjahu është kundër përfshirjes së Libanit në bisedimet e paqes SHBA – Iran dhe kushtëzon paqen me çarmatosjen e Hezbollahut. Takimi i parë mes Izraelit dhe Libanit në rang diplomatësh do të zhvillohet të martën në Uashington.
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit