
Pope Francis kisses a baby as he leads the weekly general audience in Saint Peter's Square at the Vatican February 22, 2017. REUTERS/Max Rossi
Papa Françesku ka bërë edhe një kritikë drejt anëtarëve të Kishës Katolike, duke i sugjeruar ata që ‘më mirë është të jesh atesit, sesa të bëni jetë si hipokritë të fesë katolike’.
“Është skandal kur njerëzit thonë tjetër gjë dhe bëjnë tjetër gjë”, tha ai gjatë predikimit të meshës gjatë mëngjesit të sotëm, transmeton portali arbresh.info.
Ai shtoi se disa njerëz duhet të kujtojnë që nuk bëjnë jetë prej një krishteri të vërtetë përderisa nuk paguajnë punonjësit me pagat e duhura, përderisa shfrytëzojnë njerëzit, përderisa bëjnë biznes më para të pista dhe përderisa pastrojnë para.
“Ka shumë katolikë që shkaktojnë skandale”, tha ai. “Sa herë i kemi dëgjuar njerëzit duke thënë për njerëzit e tillë, që nëse ai është katolik, më mirë të jem një ateist”.
Që nga e zgjedhja e tij si Ati i Shenjtë në vitin 2013, Papa shpesh herë u ka thënë katolikëve, që edhe priftërinjët edhe laikët duhet të praktikojnë fenë që e predikojnë.
Në predikimet e tij të shpeshta, ai ka dënuar abuzimin seksual të fëmijëve nga ana e priftërinjëve.
Ndërsa vetëm dy muaj pas zgjedhjes së tij, ai u ka thënë katolikëve që ateistët duhet parë si njerëz të mirë./Arbresh.info
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...