Papa Françesku ka kritikuar gazetarët për mbledhjen e skandaleve dhe lajmeve sensacionale, duke thënë se ato janë “mëkat i madh” që lëndon të gjithë të përfshirët.
Ati i shenjtë, që planifikon që në fjalimin vjetor të drejtohet edhe për “lajmet e rreme” i ka thënë medias katolike të shtunën që gazetarët kryejnë një mision në mesin e atyre më “fondamental” të shoqërive demokratike, shkruan Guardian.
Por ai u kujtoi atyre që të japin informacione të sakta, të plota dhe korrekte dhe të mos japin raporte të njëanshme.
Papa ka thënë: “Nuk duhet të bini në ‘mëkatin e komunikimit:’ dezinformim apo duke rrëfyer vetëm njërën anë, shpije sensacionale dhe duke shikuar për gjëra që janë lajme të vjetruara dhe që janë trajtuar e për t’i sjell në dritë përsëri”.
Ai ka thënë se këto veprime “janë mëkate të mëdha që lëndojnë zemrat e gazetarëve dhe lëndojnë të tjerët./klan kosova/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...