Papa Françesku ka hapur Krishtlindjen duke thënë se Zoti i do të gjithë – “madje edhe më të këqijtë prej nesh”.
Ai ka folur para mijërave njerëzve gjatë Meshës së Natës së Krishtlindjes në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, transmeton portali arbresh.info.
“Ju mund të keni ide të gabuara, ju mund të keni bërë një rrëmujë të plotë të gjërave … por Zoti vazhdon t’ju dojë”, tha pontifi argjentinas.
Kjo do të interpretohet nga disa si një referencë ndaj skandaleve të Kishës, përfshirë abuzimin seksual, thotë korrespodenti i BBC-së.
Papa Françesku do të kthehet në Bazilikën e Shën Pjetrit më vonë në Ditën e Krishtlindjes për të dhënë mesazhin tradicional papal në botë.
Në mesin e atyre që morën pjesë në meshë ishin fëmijë të zgjedhur nga vendet përfshirë Venezuelën, Irakun dhe Ugandën./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...