Papa Françesku është shfaqur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për t`u uruar pashkët mijëra besimtarëve.
Papa, i cili akualisht është 88 vjeçar, përshëndeti ata nga karroca e tij, teksa besimtarët e kishin pritur gjatë pas lirimit të tij nga spitali pas pesë javësh.
Papa u duk i dobët me shëndet, raporton BBC, ndërsa doli në Pashkën e së dielës, duke thënë fjalët: “Vëllezër dhe motra të dashur, Gëzuar Pashkët.”
“Nuk mund të ketë paqe pa lirinë e fesë, lirinë e mendimit, lirinë e shprehjes dhe respektin për pikëpamjet e të tjerëve,” tha anëtari i klerit, ndërsa Papa qëndronte ulur pranë tij.
Viti jubilar nisi më 24 dhjetor, kur Papa hapi “Derën e Shenjtë” në Bazilikën e Shën Pjetrit – një derë që zakonisht është e mbyllur me mur. Katolikët besojnë se kalimi përmes saj sjell falje mëkatesh.
Për herë të parë që nga zgjedhja si Papë në vitin 2013, ai ka munguar në shumicën e ngjarjeve të Javës së Shenjtë, përfshirë edhe vigjiljen e Pashkëve të së shtunës në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku detyrat e tij i delegoi te kardinalët./rtk
Zgjedhjet e Kosovës në fokus të mediave ndërkombëtare
Autoritet nigeriane dalin me njoftim pas aksidentit të ̶...
Veliu i kërkon publikisht llogari Abdixhikut për humbjet: As...
Shkeli Kodin e Mirësjelljes, PZAP dënon Listën Serbe me 45 m...
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri