Papa Françesku u bëri thirrje udhëheqësve politikë dhe ekonomikë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos që të monitorojnë nga afër zhvillimin e inteligjencës artificiale (AI), duke paralajmëruar se teknologjia mund të përkeqësojë “krizën e së vërtetës” në rritje.
Në një deklaratë me shkrim të lexuar në Davos, Papa vlerësoi aftësitë e teknologjisë AI, por paralajmëroi se ajo shkaktoi “shqetësim të madh” për të ardhmen e njerëzimit, raportoi Reuters.
“Rezultatet që mund të prodhojë inteligjenca artificiale janë pothuajse të njëjta me ato të prodhuara nga njerëzit, gjë që ngre pyetje në lidhje me ndikimin e saj në krizën në rritje të së vërtetës”, tha Papa. Ai theksoi se qeveritë dhe bizneset duhet të jenë të kujdesshme dhe rekomandoi që ata të monitorojnë nga afër zhvillimin e inteligjencës artificiale.
Papa ka nxjerrë në pah aspektet etike që lidhen me inteligjencën artificiale prej disa vitesh. Qershorin e kaluar, në Samitin e Grupit të Shtatë në Itali, ai foli për teknologjinë e AI, duke theksuar se njerëzit nuk duhet t’i lënë algoritmet të vendosin për fatin e tyre./abcnews.al
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...