Papa Françesku është varrosur në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë, tha Vatikani të shtunën.
“Riti i varrimit të Papës Romake” filloi në orën 13:00 me orën lokale (07:00 ET), në një ceremoni të kryesuar nga kardinali Kevin Farrell, “camerlengo” i cili ishte ngarkuar të bënte aranzhimet për funeralin e Françeskut dhe i cili së shpejti do të ndihmojë në organizimin e një konklava për zgjedhjen e pasuesit të Françeskut.
Ceremonia përfundoi në orën 13:30 me kohën lokale, shtoi Vatikani.
Françesku është Papa i parë në më shumë se një shekull që u varros jashtë mureve të Vatikanit. Në testamentin e tij, papa i ndjerë kërkoi që varri i tij të mbishkruhej vetëm me fjalën: “Franciscus”./CNN
Fitoi përballë Orban/ Merz uron Magyar: Drejt një Evrope të ...
Numërohen 84.91% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahe...
Inter fiton me rikthim ndaj Comos dhe i afrohet edhe më shum...
Ylli i Parisit rikthehet për ndeshjen e kthimit ndaj Liverpo...
Kush është Peter Magyar, që rrëzoi Orbanin pas 16 vitesh në ...
Pacolli: Humbja e Viktor Orban shënon fundin e një kapitulli...