Një avion i linjës American Airlines u detyrua të bëjë një ulje emergjente pasi njëri prej motorëve të tij mori flakë gjatë fluturimit.
Aeroplani, i cili ishte nisur nga aeroporti Harry Reid në Las Vegas dhe kishte si destinacion Charlotte, Karolina e Veriut, sapo ishte ngritur në fluturim të mërkurën në mëngjes, kur nga një motor filluan të dilnin flakë.
Në bord ndodheshin 153 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Piloti ndërpreu menjëherë itinerarin dhe ktheu avionin në aeroport pasi pasagjerët vunë re flakët që dilnin nga motori, shkruan a2cnn.
Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë avionin duke lënë pas një re tymi të zi, ndërsa flakë shpërthejnë nga krahu i motorit.
Fatmirësisht, pas uljes së sigurt në aeroport, u krye një inspektim teknik, dhe asnjë person nuk mbeti i lënduar, sipas autoriteteve.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan