Ekonomia franceze pritet të tkurret 11 për qind këtë vit, një shifër më e keqe se vlerësimet e mëparshme për një rënie prej tetë për qind.
Kështu tha të ministri i Financave, Bruno Le Maire.
“Pasojat nga Coronavirusi janë shumë të këqija”, tha Le Maire për RTL.
Franca ka lehtësuar masat e izolimit kundër pandemisë, duke lejuar hapjen e restoranteve, bareve si dhe bizneseve tjera.
Por në Paris, ku Coronavirusi mbetet më aktiv se në pjesën tjetër të territorit të Francës, kafenetë, baret dhe restorantet do të kufizohen në ushtrimin e aktivitetit vetëm në hapësirat e jashtme.
“Francezët përsëri mund të jetojnë një jetë e cila është thuajse normale, tha kryeministri francez, Edouard Philippe, ndërsa njoftoi për lehtësimin e masave.
Masat e izolimit në Francë u vendosën më 17 mars pasi filloi rritja e numrit të pacientëve me COVID-19.
Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, deri më tani në Francë janë regjistruar 189,348 të infektuar me Coronavirus, prej tyre 28,836 kanë vdekur. /REL/
Ndërron jetë ish-kryeministri francez Lionel Jospin, arkitek...
FSK-ja forcon lidershipin, gjenerata të reja të trajnuara pë...
Rasti në Majac të Podujevës, Prokuroria: E dyshuara në gjend...
“Vedat Muriqi më i mirë në botë për gola me kokë, Kosova e m...
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit