Ukraina po pretendon se ka shkatërruar ‘varkën e paradës’ speciale të Vladimir Putinit, të cilën ai e përdor për të inspektuar flotën e tij detare.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet dramatike tregojnë një anije patrullimi me ngjyrë të bardhë të klasës Raptor duke “u zhdukur” nga një bombë e drejtuar e hedhur nga një dron Bayraktar TB2 i drejtuar nga Ukraina në Detin e Zi.
Dhe siç supozohet, udhëheqësi rus ka përdorur një varkë të tillë me emërtimin 001 për inspektimet e flotës në Sevastopol dhe Shën Petersburg.
Ai gjithashtu përdor varkën patrulluese për të mbajtur fjalime dhe për të kryer parada ushtarake.
Kanali “Ukraina Tani” në Telegram raportoi: “Ne morëm informacione se një nga varkat e shkatërruara të tipit Raptor në zonën e Ishullit të Gjarpërinjve ishte varka e paradës së Putinit”.
Një raport tjetër ukrainas tha: “Midis anijeve të saj motra, anija dallohet nga ngjyra e bardhë”.
Rubio dhe Papa Leo takohen sot në Vatikan pas tensioneve me ...
Del para Apelit polici i akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-v...
Ministri Hoxha takim me Rutte: NATO sot më e rëndësishme se ...
Haradinaj bënë homazhe te varri i heroit Bahri Fazliu në 28-...
Ish-nënkryetarja e VV-së, Aida Dërguti aderon në PDK
Sot pritet përgjigja e Iranit, Trump optimist: Ata duan një ...