Një video e ripërpunuar së fundmi, është publikuar në internet dhe shfaq shpërthimin e bombës së parë bërthamore në botë.
Testimi i quajtur “Trinity” ishte kryer në orët e para të mëngjesit të 16 korrikut të vitit 1945 pas një pune të palodhshme të inxhinierëve të projektit Manhattan”, dhe shihet shpërthimi i bombës bërthamore në shkretëtirën Jornada del Muerto, transmeton Telegrafi.
Videoja e publikuar në llogarinë AtomCentral në YouTube, shfaq pamjet e përpunuara ku janë larguar disa defekte për shkak të vjetërsisë së videos. Shpërthimi i bombës ishte ekuivalent me 18.6 kilotonë të TNT-së dhe ishte paraardhës i bombës “Fat Man”, që është hedhur mbi Nagasaki të Japonisë më 19 gusht të vitit 1945, ku mbetën të vrarë mbi 40 mijë persona.
Kjo zonë dikur e njohur si USAAF Alamogordo Bombind and Gunnery Range, ishte shndërruar në zonë testimi nga ushtria amerikane. E nga shpërthimi i bombës menjëherë ishte formësuar një re në kërpudhe në qiell. Në projektin e testimit kishin marrë pjesë shkencëtarët Enrico Fermi, Richard Feynman dhe Robert Oppenheimer.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...