Ka shkuar në 156 numri i viktimave nga përmbytjet në Gjermani dhe 180 në total në Evropën Veriore. Por bilanci i vërtetë i katastrofës ende nuk dihet, pasi shumë persona janë të zhdukur prej disa ditësh që kur kanë nisur përmbytjet masive. Mediat gjermane shkruajnë se nga 156 viktima në total, vetëm në Rheinland-Pfalz janë shënuar 110.
Ndërkohë që kaosi vazhdon. Më shumë se 100,000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm dhe një pjesë e linjave hekurudhore janë dëmtuar duke bllokuar lëvizjen. Me dhjetëra ura jnë shembur, sipas autoriteteve gjermane, ndërsa në ditët në vijim do të shikohen rrugët alternative.
“Situata është shumë dramatike” tha një zyrtar gjerman. “Gjithmonë vijnë thirrje emergjente“, tha një zëdhënës i policisë. “Situata është konfuze. Po bie shi i madh. Rrugët janë përmbytur ose bllokuar për shkak të rrëshqitjeve të dheut”.
Katastrofa ende nuk ka përfunduar, pasi priten reshje të tjera shiu. Gjermania dhe Belgjika ishin dy nga shtet më të goditura nga fenomeni i ashtuquajtur “liqeni i ftohtë” që tashmë është drejtuar për në Ballkan./Abcnews

Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...