Pamje nga incidenti i Papa Françeskut me priftin ortodoks në Athinë

10:41 | 6 Dhjetor 2021
F.T

Papa Françesku ka planifikuar një vizitë tre-ditore në Athinë. Ndërsa, një incident ka ndodhur në momentin kur Papa Françesku ka mbërritur.

Sapo, Papa Françesku mbërrin në Kryedioqezën e Athinës, një prift ortodoks shfaqet duke bërtitur.

“Papa, ti je heretik”, dëgjohet duke bërtitur prifti ortodoks.

 

Pas këtij incidenti kanë ndërhyrë menjëherë policia të cilët e larguan priftin ortodoks nga vendngjarja.

Mediat greke shkruajnë se prifti bërtiti mjaftueshëm aq sa Papa të degjontë.

Kjo është hera e dytë që ai viziton Athinën brenda pesë vitesh.

Shpërndaje në rrjete sociale