Një stuhi e fortë goditi Greqinë, duke përmbytur kështu qindra shtëpi në Athinë dhe duke detyruar evakuimin e banorëve në ishullin Evia, ku zjarret shpërthyen këtë verë.
Ekipet e shpëtimit janë detyruar që të përdorin helikopterët për të shpëtuar njerëzit e bllokuar në çatitë e ndërtesave në zonat e përmbytura dhe të largëta në ishullin veriperëndimor të Korfuzit, tha Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Ndryshimeve Klimatike Christos Stylianides, transmeton portal arbresh.info
“Nuk ka dyshim se ne po përballemi me një fenomen të rrezikshëm të motit që është shumë serioz në disa pjesë të vendit,” tha ai.
Në ishullin Evia, të paktën tre zona të prekura nga zjarret pyjore u evakuuan në gusht. Disa dhjetëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë në veri të ishullit dhe do të vendosen me miqtë ose në hotele të ofruara nga autoritetet rajonale. Zjarret e shkaktuara gjatë veres e hapën terrenin për përmbytje të rrëmbyeshme.
Stuhia goditi sot kryeqytetin e Greqisë dhe pjesë të tjera të Greqisë jugore, duke shkaktuar ndërprerje të trafikut dhe mbyllje të rrugëve.
Shërbimi zjarrfikës mori më shumë se 300 thirrje për shpëtim nga uji në shtëpitë e përmbytura.
Dhjetëra automjete mbetën të bllokuara në rrugët e përmbytura dhe njerëzit në to u detyruan t’i linin ato.
Shirat e dendur gjithashtu ndërprenë trafikun publik, por fluturimet drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Athinës nuk u anuluan.
Qeveria ka lëshuar paralajmërime në greqisht dhe anglisht në telefonat celularë në zonat e prekura duke u bërë thirrje njerëzve që të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat që mund të përmbyten.
Shkollat janë mbyllur, ndërsa pritet që moti të përmisohet të shtunën./arbresh.info/
Dozens evacuated on Greek island of Evia after storms and floods https://t.co/Nr4Hy4Kam8 pic.twitter.com/rxrjSDpM4v
— Zyite (@ZyiteGadgets) October 14, 2021
Το Μετρό σύμφωνα με πληροφορίες είναι δίχως ρεύμα, ενώ πολλές περιοχές της Αττικής, όπως ο Παπάγος και ο Χολαργός, αντιμετωπίζουν προβλήματα και έχουν πλημμυρίσει. Το ίδιο ισχύει και για τα νότια προάστια όπως στο Μοσχάτο όπου εικόνες είναι εικόνες Αποκάλυψης
— Φοιτητικός Κόσμος (@foitkosmos2018) October 14, 2021
So much flooding in Athens! https://t.co/wyPbhrcXVO
— Anna ???? (@ccsvitreat) October 14, 2021
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi