Protestuesit palestinezë të veshur si babagjyshë janë penguar të shkojnë në Bethelem për të kryer lutjet e Krishtlindjeve.
Ata janë shpërndarë me gaz lotsjellës nga forcat izraelite, transmeton arbresh.info.
Dhuna u ndez në qytetin e Bregut Perëndimor që konsiderohet si vendlindja e Jezu Krishtit, pasi protestuesit u penguin për të arritur pranë Jeruzalemit.
Palestinezët kanë deklaruar se dëshironin të vizitonin vendet e shenjta, por u penguan nga trupat izraelite.
Një protestues, Fareed al Atrash, tha se ‘ne jemi mbledhur për të shkuar në Jeruzalem për të kryer ritualet fetare’.
“Ne duam që të arrijmë në Jeruzalem dhe të duam të themise kjo është tokë palestineze dhe kjo është e drejta jonë për të arritur në vendet tona.”
Së paku 231 palestinezë janë vrarë gjatë dhunës izraelite që nga tetori 2015. /Arbresh.info

Labi ia huq, thotë se gjeli bën ve
Prishtina e Re godet sërish në merkato, transferon Dejan Tra...
Elijona habit me mungesën e njohurive, nuk e di çka është FS...
SHBA refuzon kërkesën e Iranit për ndryshimin e vendit dhe f...
Muriqi në pesëshen që lufton për Këpucën e Artë
Tërmet në Korçë, ja ku ishte epiqendra