Udhëheqësit kombëtarë pohojnë se periudha e Trump-it ishte më e keqja për palestinezët.
Largimi i presidentit të SHBA-së Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë do të jetë një lehtësim për palestinezët nën okupimin izraelit, thanë sot udhëheqësit e shtetit.
Nabil Shaath, i dërguari special i presidentit palestinez Mahmoud Abbas, për AA tha se administrata Trump ishte më e keqja për palestinezët.
“Për ne, është fitore të shpëtojmë nga Trump. Megjithatë, ne nuk presim një ndryshim thelbësor strategjik në qëndrimin e Amerikës ndaj çështjes palestineze”, tha ai.
Hanan Ashrawi, anëtare e lartë e Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, bëri thirrje për një rivendosje të ekuilibrave brenda dhe jashtë SHBA-së.
Mustafa Barghouti, sekretari i përgjithshëm i Nismës Kombëtare Palestineze, shprehu knaqësinë për rezultatet e zgjedhjeve të SHBA-së dhe tha se Trump ishte presidenti më i keq amerikan me të cilin civilizimi është përballur në kohët moderne.
“Trump shkatërroi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe politikën. E ashtuquajtura ‘Marrëveshja e Shekullit’ ishte gjëja më e keqe që ai bëri për palestinezët”, tha ai.
Lëvizja Muxhahidine, pjesë e rezistencës palestineze, gjithashtu komentoi rezultatet e zgjedhjeve dhe tha se disfata e Trump-it ishte e barabartë me shembjen e të gjitha sistemeve që kanë tradhtuar popullin e tyre dhe Palestinën.
Izraeli pushtoi territoret palestineze, duke përfshirë Bregun Perëndimor, Kudsin Lindor dhe Rripin e Gazës në vitin 1967.
Palestinezët kërkojnë kthimin e territoreve për krijimin e një shteti të ardhshëm palestinez./AA/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...