Palestinezët kanë reaguar ashpër ndaj raportit të SHBA-ve, ku theksohet se Uashingtoni do të lëvizë ambasadën e saj nga Tel Aviv në Jerusalem gjatë muajit maj.
Zyrtarët palestinezë kanë theksuar se ky veprim mund të shkatërrojë mundësinë e një zgjidhjeje prej dy shtetesh ndaj konfliktit Izrael –Palestinë, transmeton portali arbresh.info
Përleshjet shpërthyen në Gaza dhe në Bregun Perëndimor gjatë ditës së premte, pasi u protestua kundër qëndrimit të Presidentit Trump mbi Jerusalemin, i cili gjithashtu ka zemëruar kreët politikë dhe fetare arabë në të gjithë rajonin, dhe gjithashtu ka shtuar zemërim te aleatët europianë.
Palestinezët pretendojnë se Jerusalemi Lindor, i kapur nga Izraeli në vitin 1967 dhe më pas është ankesuar, si kryeqytet të një shteti të tyre të ardhshëm.
Saeb Erekat, kryenegociatori palestinez në bisedimet e paqes që janë ngrirë që nga viti 2014, tha se lëvizja e SHBA-ve po tregon “vendosmëri për të shkelur të drejtën ndërkombëtare, për të shkatërruar zgjidhjen e dy shteteve dhe po provokon popullin palestinez”./Reuters/ arbresh.info/
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...