Për shkak të reshjeve të dendura 1.682.726 shtëpi u dëmtuan, prej të cilëve 557.891 u rrënuan plotësisht.
Numri i të vdekurve si pasojë shirave musonike në Pakistan që nga 14 qershori ka shkuar në 1.314, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive (NDMA), deri më tani kanë humbur jetën 1.314 persona, prej të cilëve 458 fëmijë dhe 262 gra, ndërsa 12.703 persona janë lënduar.
Për shkak të reshjeve të dendura, 1.682.726 shtëpi u dëmtuan, prej të cilëve 557.891 u rrënuan plotësisht, kurse 750.405 kafshë ferme ngordhën.
Në të njëjtën periudhë u shkatërruan gjithsej 5.735 kilometra rrugë, 246 ura dhe 173 biznese.
Nga reshjet janë ndikuar 33,4 milionë njerëz, ndërsa 631.824 jetojnë në kampe./arbresh.info/
Beyer thirrje politikanëve në Kosovë: Të tejkalohet jofunksi...
Gjykatat në Kosovë nën akuza për korrupsion dhe zvarritje – ...
Zbulohen planet që ka Mourinho me talentin brazilian, Endric...
Italia: Konfliktet globale po testojnë qëndrueshmërinë e NAT...
Sipas MARCA-s, Perez është i gatshëm t’i bëj ofertë ma...
Irani njofton për ndalje të sulmeve ndaj Izraelit