Zyra Kombëtare e Llogaridhënies (NAB) që është autoriteti më i lartë anti-korrupsion i Pakistanit, ka lëshuar një urdhër arresti për ish-presidentin Asif Zardari, aktualisht lider opozitar, me akuzat për pastrim parash, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç bën të ditur NAB, kërkesa për arrest do t’i dërgohet Gjykatës së Lartë në Islamabad jo më vonë se 10 qershor.
Zardari, i cili shërbeu si president i Pakistanit nga viti 2008 deri në vitin 2013, nuk do të mund të arrestohet para 10 qershorit, pasi aktualisht është i liruar me një dorëzani të lëshuar nga Gjykata e Lartë e Islamabadit.
Burri i ish-kryeministres së vrarë Benazir Bhutto, po përballet me hetime për raste të shumta korrupsioni dhe pastrimi parash me një shumë milionëshe rupi.
Ai është arrestuar në disa raste të ndryshme korrupsioni në periudhën 1990-2004, megjithatë asnjëherë nuk u shpall fajtor.
Edhe djali i tij Bilawal Bhutto Zardari, kryetar i Partisë Popullore të Pakistanit (PPP) të qendrës së majtë njëherësh partia e dytë më e madhe opozitare, si dhe anëtarët e tjerë të familjes gjithashtu akuzohen për korrupsion.
Ministrja e Arsimit në RMV nuk i lejon të flasin shqip, mome...
Bajrami kërkon heqjen e plotë të masave, zyrtarja e BE-së vl...
Derisa priten faturat e reja të rrymës, Kosova paguan edhe p...
Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake – në maj...
Aksident në Ozdrim të Pejës, lëndohen katër persona
Përplasje fizike në Big Brother? Marko eskalon ndaj Shëndrit...