Ish-Presidenti i Kosovës dhe kreu i Aleancës Kosova e RE, Behgjet Pacolli, i është gëzuar fitores së Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Pacolli i cili gjendet në SHBA, përmes një postimi në Facebook, e quan Trump mik i madh i shqiptarëve, raporton Arbresh.info.
Ai, po ashtu bënë të ditur se ishte i ftuar në Mar A Lago për të festuar fitoren e presidentit më të ri të SHBA-ve.

“Miku i madh i shqiptarëve presidenti Donald Trump rizgjidhet në krye të shtetit më të fuqishëm të botës, në një fitore spektakolare. Ndjenjë e veçantë të isha i ftuar në Mar A Lago në festimin e kësaj fitore të madhe”, shkruan Pacolli.
Ndryshe, Donald Trump ka siguruar 270 votat e nevojshme të Kolegjit Zgjedhor për të fituar zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, duke mposhtur Kamala Harrisin, sipas disa raporteve të mediave amerikane, përfshirë Associated Press dhe CNN.
Me një fitore në Uiskonsin, Trump, ish-presidenti dhe kandidati i Partisë Republikane, kaloi 270 votat e nevojshme për ta siguruar fitoren në garën presidenciale kundër Harrisit, aktualisht zëvendëspresidenteve e Shteteve të Bashkuara dhe kandidate e Partisë Demokratike.
LEXO EDHE
Osmani uron Trumpin për fitoren: SHBA mbetet partneri i palëkundur i Kosovës
Më herët, Trump shpalli veten fitues përpara një grupi mbështetësish.
“Nuk do të pushoj derisa të kemi arritur një Amerikë të fortë, të sigurt dhe të begatë, që fëmijët tanë meritojnë dhe që ju meritojeni”, iu drejtua ai turmës së entuziazmuar të mbështetësve në orët e para të mëngjesit të 6 nëntorit, në Floridë.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja