Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e biznesmenit dhe ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli shkruan se i ishte jo vetëm një nga njerëzit më të suksesshëm në fushën e biznesit italian, i cili sipas tij, krijojë mirëqenje për qindra mijëra familje), por edhe një person shumë human, miqësor, i ndershëm dhe i palodhur në punë.
“Sot ndërroi jetë Silvio Berlusconi. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të suksesshëm në fushën e biznesit italian (i cili krijojë mirëqenje për qindra mijëra familje), por edhe një person shumë human, miqësor, i ndershëm dhe i palodhur në punë. Ai do të kujtohet përjetë si një person që ka qenë në krah të njerëzve dhe i ka ndihmuar ata gjatë gjithë jetës së tij, ndërkohë që kundërshtarët e tij e kanë luftuar me padrejtësi. Prehu në paqe mik i dashur!”, shkruan Pacolli./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër