Zyrtarët italianë në një qytet turistik alpin thonë se 13 persona figurojnë të humbur ndërsa shtatë alpinistë u vranë një ditë më parë nga një ortek dëbore dhe gurë kur një pjesë masive e akullnajës u shkëput nga maja e malit.
Zyrtari rajonal Maurizio Fuggati u tha gazetarëve të hënën pasdite se familjarët kishin kontaktuar autoritetet për të thënë se të dashurit e tyre nuk ishin kthyen.
Njëmbëdhjetë nga të humburit janë italianë, tre nga Çekia dhe një nga Austria. Kryeministri Mario Draghi tha se klima ishte një faktor për incidentin. Viktimat po identifikohen në një morg të ngritur në një shesh patinazhi në qytetin Canazei.
Stuhitë e bënë shumë të vështirë për ekipet e shpëtimit, qentë e tyre të kërkimit ose dronët për të vepruar në zonë herët të hënën./voa/
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit