Ortek në Francë, 5 të vdekur

18:20 | 18 Janar 2016
Arbresh.info

Së paku pesë ushtarë francezë kanë vdekur nga orteku i borës gjatë ushtrimeve ushtarake në malet Alpe, njofton AFP, duke u thirrur në burime të Policisë.

Siç thuhet ata kanë qenë pjesë e grupit të 50 ushtarëve që kanë qëndruar në afërsi të qendrës dimërore Valfrezh.

Të mërkurën që shkoi dy nxënës dhe një turist nga Ukraina kanë vdekur gjithashtu në malet Alpe kur orteku ka marrë përpara grupi i nxënësve të shkollës së mesme./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale