Fondacioni i Miqve të Kafshëve të Egra të Tajlandës (WFFT) tha se shëtitja me elefantë, të popullarizuar në mesin e turistëve që vizitojnë vendet e Azisë Juglindore, përbën abuzim me kafshët sepse trupat e elefantëve nuk janë përshtatur me aktivitetin.
Si ilustrim i këtij pretendimi, WFFT publikoi një foto të elefantit 71-vjeçar Pai Lin, të cilit iu deformua shtylla kurrizore pas 25 vitesh punë në fushën e turizmit, raporton CNN.
Ndonjëherë gjashtë njerëz hipnin në Pai Lin në të njëjtën kohë.
Menaxheri i WFFT Tom Taylor tha se shtyllat kurrizore të elefantëve zgjerohen lart, si njerëzit, dhe presioni i vazhdueshëm në trupat e tyre mund të shkaktojë dëmtime të përhershme fizike, të cilat janë të dukshme.
Mbi 100 milionë njerëz në SHBA nën paralajmërime për stuhi t...
Rikthehen Mbappe e Bellingham, Real Madridi publikon listën ...
MBPZHR organizon punëtori për politikat mbështetëse në bujqë...
Punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë nisin ...
Gjysma e shkollave në Prishtinë kanë probleme me sigurinë, R...
SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anij...