Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos pritet të zgjasë disa muaj dhe mund të përhapet në çdo kohë në Ugandë dhe Ruandë.
Deri tani, shpërthimi ka shkaktuar 194 raste të prekjes dhe 122 viktima.
Dy të tretat e rasteve në muajin e kaluar ndodhën në ose pranë Benit në provincën Kivu të Kongos veriore.
Përgjigja kundër Ebolës u ndërpre muajin e kaluar për shkak të një seri sulmesh nga grupet e armatosura dhe një periudhe zie kombëtare.
Shefi i trajtimit emergjent Peter Salama tha se ditët e ardhme, kontrolli i infeksioneve në Beni varet nga gjendja e sigurisë dhe dëshira e komunitetit lokal për të mbështetur veprimtaritë kundër virusit.
Salama paralajmëroi për rreziqe të larta në Ugandë dhe Ruandë, vende që nuk kanë miratuar përdorimin e vaksinës, pavarësisht përgatitjes së mirë kundër virusit.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër