Orët e fundit në Shtëpinë e Bardhë, cili është vendimi që Trump po përgatitet ta marrë

09:52 | 18 Janar 2021

I kanë mbetur edhe pak orë në detyrën e presidentit të Amerikës, e Donald Trump po mendon që këto orë të fundit në Shtëpinë e Bardhë t’i shfrytëzoj që t’i zbres apo t’i falë dënimet e më shumë se 100 njerëzve.

Vendime këto që priten të shpallen të hënë ose të martën, shkruan Washington Post, transmeton portali arbresh.info

Trump gjatë ditës së diel u takua me dhëndrin e tij, Jared Kushner, dhe vajzën e tij Ivanka Trump dhe ndihmës të tjerë për të diskutuar një listë të gjatë të kërkesave për falje.

Por ende mbetet e paqartë nëse Trump do të marrë një vendim të tillë. Megjithëse ai e ka menduar një gjë të tillë asnjë vendim përfundimtar nuk është arritur disa këshilltarë kanë paralajmëruar që të mos përdorë fuqinë e tij të faljes për të përfituar vetë, përcjellë arbresh.info

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere nuk pranoi të komentojë, duke thënë se zyra e tij nuk diskuton faljet.

Lajmi që Trump do të bëjë një mori faljesh fillimisht u raportua nga CNN./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara