Shtetet amerikane të Oregonit dhe Nju Meksikos kanë njoftuar masat e reja strikte për të frenuar përhapjen e koronavirusit, gjersa vendi po përballet me rritje të rasteve.
Zyrtarët kanë urdhëruar bizneset jo-esenciale të mbyllen dhe u ka kërkuar njerëzve të kufizojnë ndërveprimet sociale, transmeton portali arbresh.info
Të premten, Kalifornia është bërë shteti i dytë që ka shënuar një milion raste me Covid, pas Teksasit.
Mesatarisht, më shumë se 900 persona në ditë janë duke vdekur me këtë sëmundje në SHBA.
Rastet ditore kanë kapërcyer 100,000 për 11 ditët e fundit dhe më shumë se 67,000 njerëz janë aktualisht në spital.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, SHBA deri më tani kanë parë mbi 10.7 milion raste dhe 244,000 vdekje./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?