Kryeministri hungarez, Viktor Orban dhe kryeministri polak Mateusz Morawiecki dhe sovranistët e tyre, si dhe aleatët e tyre europianë të ekstremit të djathtë, i krkuan Europës që të tregojë solidaritet në krizën mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Aksioni ushtarak rus në kufirin lindor të Europës na ka sjellë në prag të luftës”, thuhet në një deklaratë përfundimtare të lëshuar pas një takimi të partive evropiane sovrane dhe të ekstremit të djathtë të lexuar nga zëdhënësi i partisë spanjolle Vox, Jorge Buxadé, transmeton portal arbresh.info
Kandidatja presidenciale franceze Marine Le Pen refuzoi të nënshkruajë një deklaratë përfundimtare, duke thënë se nuk ka të njëjtin këndvështrim për çështjen e Ukrainës. Situata në Ukrainë ishte një nga temat kryesore të takimit, ku morën pjesë kryeministri hungarez Viktor Orban dhe homologu i tij polak Mateusz Morawiecki.
Ndërsa Parisi zyrtar bisedon me Moskën në një përpjekje për të qetësuar situatën, dhe Berlini refuzon të furnizojë me armë Ukrainën, Orban dhe Moraëiecki kërkuan aleatët e tyre brenda kampit sovranist dhe të ekstremit të djathtë të formojnë një front të përbashkët.
“Ne hungarezët dhe plakët jemi përpjekur t’u shpjegojmë miqve tane se për ta, nëse jetojnë në Madrid, se ajo që pritet të ndodh mes Rusisë dhe Ukrainës nuk ka pasoja të menjëhershme, por për ne që jetojmë në Europën Qendrore është një një çështje shumë e rëndësishme”, tha Orban, duke shtuar se u bën thirrje të gjithve që të punojnë për paqe dhe qetësi./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit