Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka deklaruar se vendi i tij nuk do të lejojë fluks të ri emigrantësh, duke shtuar se mbrojtja e kufijve të Hungarisë është prioriteti më i lartë për sigurinë kombëtare.
Duke folur gjatë një ceremonie të betimit të zyrtarëve para një njësie te re kufitare, Orban tha se Hungaria tani është një ndër vendet më të sigurta në BE, transmeton arbresh.info.
“Nuk kemi terrorizëm, nuk kemi ngacmime në masë dhe nuk kemi lejuar që kamionët të hyjnë nëpër turma njerëzish”, ka theksuar ai.
Orban shtoi se edhe emigrantët ishin gjithashtu viktima të kontrabandistëve dhe të politikanë evropianë që premtuan për ta liri.
Në vitin 2015 Hungaria ngriti gardh kufitar me Serbinë dhe Kroacinë për të ndaluar rrjedhjen e emigrantëve./Arbresh.info
Arbër Hoxha është shpallur kampion i Kroacisë me Dinamo Zagr...
Rriten investimet kosovare në Shqipëri, bie interesi i inves...
Galatasaray merr fitore të madhe ndaj Fenerbahçes, dhe i afr...
Peja barazon serinë në ‘Karagaç’ ndaj Trepçës
Dënimet për vrasjen e Liridonës, familja Ademaj falënderon p...
Ylli i Man Cityt i vetëofrohet Barcelonës