Opozitarët ushtarakë në rajonin e de-eskalimit Idlib të Sirisë kanë vendosur në objektivin e tyre me raketa pikat ushtarake të grupeve terroriste me mbështetje iraniane të cilët mbrëmë kanë sulmuar kampin e çadrave në Idlib, raporton Anadolu Agency (AA).
Grupet ushtarake në zonën e deeskalimit Idlib dhanë kundërpërgjigje kundër sulmit të ndërmarrë mbrëmë ndaj kampit të çadrave në fshatin Kah, ku si pasojë humbën jetën 12 civilë.
Opozitarët vendosën në objektivin e tyre me raketa pikat ushtarake të regjimit të Asadit dhe grupeve terroriste me mbështetje iraniane që ndodhen në pjesën jugore të qytetit Halep. Në kuadër të kundërpërgjigjes së ndërmarrë u goditën pika ku ishin të vendosur grupet me mbështetje iraniane në rajonin e malit Azzan dhe njësitë e regjimit të Asadit në fabrikën e industrisë së mbrojtjes.
Në sulmin e ndërmarrë dje nga grupet terroriste me mbështetje iraniane në zonën e kampeve Kah në afërsi të kufirit Turqi-Siri, humbën jetën 12 civilë dhe u plagosën të paktën 40 të tjerë.
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...
Vushtrri: Katër persona rrahin një tjetër, përdoret edhe arm...
Komuna e Prishtinës cakton lokacion të veçantë për shitjen e...