Përfaqësues të presidentit kalimtar të Venezuelës, Juan Guaidó, janë në Uashington, duke organizuar ndihma nga shume vende. Ata kanë siguruar fonde të konsiderueshme por ende nuk kanë gjetur një mënyrë se si t’i fusin ndihmat në Venezuelë.
Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cristina Caicedo Smit njofton se shumë tonë udhqime dhe ilaçe janë bllokuar në kufirin e Kolumbisë.
Në një takim të Organizatës së Shteteve Amerikane në Uashington, 25 vende premtuan mbi 100 milionë dollarë për Venezuelën. Mbi 50 vende e kanë njohur kreun e opozitës Guaidó si president. Ai po u bën thirrje vendeve të dërgojnë më shumë ndihma në vendin e tij që është zhytur në trazira. Guaido thotë se ndihmat do të hyjnë në vend më 23 shkurt.
Megjithatë, Presidenti Nicolás Maduro thotë se kjo nuk do të ndodhë dhe ai fajëson sanksionet ekonomike amerikane për problemet e Venezuelës.
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...