Një operacion i madh policor po zhvillohet në Gjermani për gjetjen e një apo më shumë sulmuesve të armatosur që vranë dy persona një ditë më parë, njoftoi policia.
Trupat e dy viktimave, që të dy të vrarë me armë zjarri, u gjetën para një adrese banimi në Bad Nauheim, qytezë në veri të Frankfurtit të shtunën pasdite, tha policia gjermane.
“Një forcë e madhe policore është dislokuar”, ku përfshihen edhe policë të pauniformuar, degë të forcave speciale, të cilët po mbështeten nga helikopterë, për gjetjen e sulmuesit apo sulmuesve.
“Bazuar në të dhënat e deritanishme, nuk ka rrezik për banorët apo për persona të tjerë”, tha policia gjermane.
Sipas autoriteteve, ende nuk dihen “rrethanat apo motivi” i autorëve të vrasjeve, teksa prokurorët dhe policët kanë nisur hetimet.
Bad Nauheim gjendet 25 kilometra në veri të Frankfurtit dhe ka një popullsi prej afër 33.000 banorësh. Qyteti njihet në mbarë botën pasi aty Elvis Presley kishte kryer shërbimin ushtarak nga viti 1958 deri më 1960 dhe ku këngëtari ishte njohur me gruan e tij, Priscilla Presley.
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë