Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se varianti i koronavirusit Omicron paraqet një rrezik të lartë të rritjes së infeksionit në të gjithë globin.
Varianti i ri i koronavirusit mund të dërgoja në pasoja të rënda në disa vende të botës, tha OBSH, transmeton portal arbresh.info
Kreu i organizatës, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë thirrje edhe njëherë që vendet e pasura t’u dalin në ndihmë vendeve të varfëra me vaksinat kundër koronavirusit.
Varianti u zbulua në Afrikën e Jugut në fillim të këtij muaji me provat fillestare që sugjerojnë se ka një rrezik më të lartë të ri-infektimit. Afrika e Jugut është vlerësuar për raportimin e saj të shpejtë të variantit.
“Omicron ka një numër të paparë mutacionesh, disa prej të cilave janë shqetësuese për ndikimin e tyre të mundshëm në trajektoren e pandemisë”, tha OBSH.
Rastet me variantin e ri të koronavirusit janë raportuar në disa vende të botës, përfshirë Kanadanë, Britaninë e Madhe, Portugalinë, Belgjikën dhe Holandën.
Ndërkaq, Britania e Madhe, BE-ja dhe SHBAkanë lëshuar ndalesë udhëtimi në vendet e Afrikës Jugore për shkak të variantit të ri koronaviorusit.
Japonia ka njoftuar se po mbyll kufijtë e saj për vizitorët e rinj të huaj nga mesnata e së martës, ndërsa Australia ka ndalur planin e saj të shumëpritur për të lehtësuar kufizimet kufitare.
Izraeli gjithashtu ka ndaluar hyrjen e shtetasve të huaj në vend.
Që nga fillimi i pandemisë në vitin 2020, janë regjistgruar më shumë se 261 milion raste me koronavirus dhe pesë million vdekje në mbarë botën./BBC/ arbresh.info/
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...