Nickolay Mladenov, koordinator special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, deklaroi se tensionet dhe dhuna në xhaminë Al-Aksa dhe në zonën përreth mund të kthehen në konflikt fetar, raporton AA.
Mladenov, në adresimin e tij në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u diskutuan zhvillimet e fundit në Lindjes e Mesme, paralajmëroi se tensioni brenda kompleksit Al-Aksa dhe në afërsi të saj mund të rritet më tej.
“Tensionet që ndodhin në një vend të shenjtë në 11 ditët e fundit nuk janë vetëm çështje izraelito-palestineze, por të njëjtat mund të kthehen në një konflikt fetar, i cili tërë rajonin mund ta zvarrit në një vorbull ere të dhunës”, tha Mladenov.
Ai e vlerësoi si pozitiv vendimin izraelit për heqjen e detektorëve të metalit në hyrje të xhamisë Al-Aksa, duke apeluar tek të gjitha palët të distancohen nga provokimet e reja.
Gjatë fjalës së tij, ai poashtu kritikoi planet e fundit nga autoritetet izraelite për ndërtimin e ndërtesave të reja të banimit në terrirorin palestinez.
“Edhe njëherë dua të theksoj se dhuna e territorit të pushtuar palestinez në bazë të ligjit ndërkombëtar është e paligjshme. Gjithashtu, pengojnë krijimin e një shteti të pavarur palestinez dhe kërcënojnë mundësinë e një zgjidhjeje mes dy shteteve”, theksoi Mladenov.
Ambasadori i Shtetit Palestinez në OKB, Riyad Mansour, në adresimin e tij para Këshillit të Sigurisë e dënoi vendimin e autoriteteve izraelite për të mbyllur Al-Aksan për besimtarët muslimanë.
Ai paralajmëroi se provokimi i Izraelit mund të rritet, duke apeluar tek Këshilli i Sigurisë që të marrë masat e nevojshme që të sundojë paqja dhe siguria në rajon.
Ndërsa, ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon, akuzoi udhëheqësinë palestineze se “u japin paga terroristëve”, duke kërkuar nga Këshilli i Sigurisë së OKB-së që kjo çështje të vihet në rendin e ditës.
Kriza u përshkallëzua të premten e kaluar në mëngjes, kur policia izraelite vrau tre palestinezë para dhe në kompleksin Al-Aksa, ku e gjitha rezultoi me trazira të përgjithshme në të cilat u plagosën disa njerëz, përfshirë dy policë izraelit të cilët ndërruan jetë rrugës për në spital.
Policia izraelite më pas urdhëroi mbylljen e kompleksit Al-Aksa ndërsa palestinezët për herë të parë që nga pushtimi i vitit 1967, namazin e xhumasë e falën jashtë mureve të qytetit të vjetër.
“Koha po mbaron”, Trump kërcënon Iranin
Përfshihet nga zjarri një lokal në Rrugën B, zjarrfikësit në...
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes
Sot i jepet lamtumira e fundit vogëlushit që vdiq tragjikish...