Google ADS

OKB: Të paktën 1.626 civilë vdiqën në Ukrainë, 4.382.316 persona kaluan në vendet fqinje

15:48 | 8 Prill 2022
Artan Maliqi

Në njoftimin e UNHCR-së thuhet se nga data 24 shkurt deri më 7 prill 4.382.316 ukrainasë kanë ikur në vendet fqinje, ndërsa më shumë se gjysma e të tyre kanë shkuar në Poloni.

Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se në luftës Rusi-Ukrainë të paktën 1.626 civilë kanë humbur jetën në Ukrainë, 2.267 të tjerë janë plagosur dhe 4.382.316 persona kanë ikur në vendet fqinje për shkak të sulmeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) thuhet se nga data 24 shkurt deri më 7 prill 4.382.316 ukrainasë kanë ikur në vendet fqinje, ndërsa më shumë se gjysma e të tyre kanë shkuar në Poloni.

Në njoftim theksohet se numri i refugjatëve në vendet fqinje është si vijon: në Poloni (2.537.769), në Rumani (671.334), në Hungari (408.652), në Moldavi (404.257), në Rusi (373.589), kurse vetëm më 21-23 shkurt, 113 mijë njerëz kaluan në Rusi nga rajonet Donetsk dhe Luhansk.

Dihet se qindra mijëra nga ata që shkuan në vendet fqinje nga Ukraina më pas u shpërndanë në vendet e tjera evropiane.

Organizata Ndërkombëtare për Migracion e OKB-së (IOM) njoftoi se gjithashtu 7.1 milionë civilë u zhvendosën brenda Ukrainës.

– Të paktën 1.626 civilë humbën jetën

Në një njoftim nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut thuhet se të paktën 1.626 civilë u vranë dhe 2.267 të tjerë u plagosën në luftën Rusi-Ukrainë midis 24 shkurtit dhe 7 prillit.

Njoftohet se shumica e viktimave civile janë shkaktuar nga përdorimi i armëve shpërthyese me një gamë të gjerë efektesh, duke përfshirë bombardimet dhe sulmet ajrore nga artileria e rëndë.

OKB-ja lëshon vetëm shifrat që mund të konfirmojë në lidhje me viktimat civile në Ukrainë. Sipas autoriteteve ukrainase, numri i civilëve që kanë humbur jetën është shumë më i madh./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale