Lufta në Ukrainë i ka thelluar edhe më tepër problemet në Siri, ka deklaruar komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët.
Duke folur për BBC, Filippo Grandi tha se situata humanitare brenda Sirisë është “katastrofike”, transmeton portal arbresh.info
Pasiguria ushqimore e shkaktuar nga kriza e Ukrainës ka pasur një “ndikim të tmerrshëm” mbi Sirinë dhe fqinjët e saj, shtoi ai.
Bllokada e Rusisë përgjatë bregut të Detit të Zi ka bërë që milliona ton drithë të mos dërgohen jashtë shtetit.
Ukraina është një nga eksportuesit kryesorë në botë të grurit.
Në lidhje me refugjatët, Grandi e pranoi se ekziston një standard i dyfishtë mbi trajtimin e refugjatëve në Europë.
Ai tha se ishte “e papranueshme, raciste dhe diskriminuese” që ukrainasit të shihen si refugjatë “të vërtetë”,ndërsa të tjerët, përfshirë ata nga Lindja e Mesme, jo./arbresh.info/
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...
Eurodeputeti Terras i zhgënjyer me dështimin e zgjedhjes së ...