Shefja e të drejtave të njeriut në Kombet e Bashkuara ka kritikuar sanksionet e fundit amerikane kundër Venezuelës duke thënë se ato do të intensifikojnë vuajtjen e miliona njerëzve.
Michelle Bachelet, ish presidentja e Kilit, tha se sanksionet ishin “jashtëzakonisht të gjera” dhe do të godisnin seksionet më të rrezikuara të shoqërisë, transmeton portali arbresh.info.
Masat e njëanshme ngrinë të gjitha pasuritë e qeverisë Venezuelës në SHBA dhe ndalojnë transaksionet tregtare.
Ato kanë për qëllim të grumbullojnë presionin ndaj Presidentit Nicolas Maduro që të tërhiqet.
SHBA është një nga më shumë se 50 kombe që nuk e njohin Z. Maduro si presidentin legjitim të Venezuelës./arbresh.info/
Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarit policor në Pris...
9 Maji, Costa i drejtohet qytetarëve të Kosovës si ‘anëtarë ...
Ulet çmimi i naftës për katër centë, benzina mbetet e njëjtë
Klodi feston ditëlindjen, Elijona i bën dedikim special
“Nuk kam dhënë shembull të mirë”, Ola: Kur bën keq të vret
Podujevë, gruaja goditet me veturë nga ish-bashkëshorti