Një zëdhënëse e Zyrës për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara tha se ka sinjale të reja që disa palestinezë, që fillimisht ishin zhvendosur në jug pas urdhrit izraelit për evakuim, po kthehen në shtëpitë e tyre, pasi Izraeli po kryen sulme ajrore edhe në jug të Rripit të Gazës.
“Ne mbesim shumë të shqetësuar që sulmet e ashpra ajrore të forcave izraelite në mbarë Gazën, përfshirë në jug”, tha për gazetarët Ravina Shamdasani.
“Sulmet, të kombinuara me kushtet e rënda të jetesës në jug, duket se kanë shtyrë disa që të kthehen në veri, pavarësisht se në atë zonë po vazhdojnë bombardimet e ashpra”.
Shamdasani tha se Zyra për të drejtat e njeriut e OKB-së ka dëgjuar informacione se njerëzit po presin që të kthehen në veri, përfshirë edhe dëshminë e një palestinezi që ka thënë se “më mirë të vdes në shtëpinë time”.
Pas sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, autoritetet izraelite rrethuan Gazën dhe urdhëruan banorët në veri të territorit të zhvendoseshin në jug.
Pas urdhrit për evakuim, mbi 1 milion palestinezë janë zhvendosur në jug të Rripit të Gazës, por edhe në këtë zonë është raportuar për sulme të vazhdueshme ajrore izraelite.
Izraeli është zotuar se do të kryejë pushtim tokësor të Gazës për të zhdukur militantët palestinezë të Hamasit./REL
Kosovë, 2500 persona jetojnë me diabet të tipit 1, prej tyre...
Schlotterbeck në qendër të vëmendjes, klauzola për dy gjigan...
Vdekjet në vendin e punës, Hoti: Do të nisim aksion inspekti...
Sekuestrohen rreth 15 kilogramë heroinë në Ferizaj, arrestoh...
Vdes 36-vjeçari në Shtime, policia nis hetimet
Tottenham në krizë të thellë, rrezikon rënien nga liga pas 4...