E dërguara e Kombeve të Bashkuara, Virginia Gamba e cila përqendrohet tek fëmijët në zonat e konflikteve, ka thënë se më shumë se 7,000 fëmijë kanë humbur jetën ose janë lënduar në konfliktin sirian që nga viti 2013.
Gamba tha se që nga fillimi i vitit 2018, Kombet e Bashkuara kanë verifikuar mbi 1,200 shkelje që u janë bërë fëmijëve.
Në këto të dhëna përfshihen më shumë se 600 fëmijë të vrarë si dhe 180 të rekrutuar ose të përdorur nga forcat qeveritare apo grupet e armatosura, tha ajo.
Gamba bëri të ditur se tremujori i parë i vitit 2018 shënoi një rritje prej 48 për qind në vrasjen e fëmijëve. /REL
Pas raportimit të Arbresh.info, pastrohen mbeturinat në rrug...
Bllokohet qarkullimi në aksin Rozhajë – Kullë
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...