Më shumë se 400,000 njerëz vazhdojnë të qëndrojnë të ngujuar në rajonin e Ghoutas, në Sirinë Lindore për shkak të luftimeve intensive.
OKB-ja ka marrë raportet e luftimeve intensive për rrethinat e Sirisë Lindore, i cili raport rezultoi me viktima civile dhe dëmtime të infrastrukturës, duke përfshirë edhe shërbimet mjeksore, transmeton portali arbresh.info.
“Ne jemi shumë të shqetësuar për sigurinë dhe mbrojtjen e civilëve që janë të rrethuar në Sirinë Lindore”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Stephane Dujarric.
Organizata u ka bërë thirrje palëve në konflikt në Siri që të sigurojnë një qasje për civilët në nevojë dhe të kursejnë civilët nga sulmet./Arbresh.info
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...