Kombet e Bashkuara gjenden përballë një momenti mjaft të vështirë. Organizata ndërkombëtare rrezikon të mos paguajë dot pagat. “Kemi probleme të mëdha likuiditetit,” deklaroi sekretari i përgjithshëm i saj, Antonio Guterres.
“Me këtë ritëm”, u shpreh ai, “organizmi ynë nuk do të jetë në gjendje ti japë rrogat punonjësve dhe furnitorëve. Madje sipas Guterres, po të mos kishte punuar që nga janari për uljen e shpenzimeve, zor se do te ishin mbledhur paratë e nevojshme për të mbështetur asamblenë e përgjithshme muajin e kaluar.
Arsyeja përse OKB-ja gjendet sot në këtë situatë është se 30% e shteteve anëtare nuk i paguajnë rregullisht detyrimet e tyre vjetore. “Mungesa e likuiditetit i vendos punën dhe reformat tona në rrezik”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm.
Në fakt, nga 193 shtete, 64 janë në prapambetje me pagesat, dhe ato po rrezikojnë situatën financiare tashmë të pasigurt të organizatës, duke krijuar, në tetor, një deficit prej 600 milion dollarësh.
Kjo rrethanë, sipas disa zërave, mund të vërë në pikëpyetje të gjitha operacionet e OKB-së në botë. Shtetet e Bashkuara janë përgjegjëse për gati 28 përqind të buxhetit të paqëruajtjes, por janë zotuar të paguajnë vetëm 25 përqind – siç e dikton ligji amerikan. Washingtoni aktualisht detyrohet rreth 2.4 miliardë dollarë për misionet paqeruajtëse./tch/
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...