Programi Botëror i Ushqimit ka shprehur shqetësime se një krizë e vazhdueshme ushqimore në Lindjen e Mesme, mund të destabilizojë edhe më shumë rajonin.
Pesë shtete në këtë rajon janë duke u përballur me norma të inflacionit mbi 60 për qind, ndërsa disa tjera me nivele treshifrore, ka thënë Corinne Fleischer, drejtore e Programit Botëror të Ushqimit, për rajonin e Lindjes së Mesme.
“Kur ushqimi bëhet i papërballueshëm, rezultat është uria”, ka thënë ajo përmes një deklarate.
Varësia ndaj importeve dhe kriza klimatike, është thënë se vetëm sa mund ta përkeqësojnë situatën.
Programi Botëror i Ushqimit – agjencia e Komeve të Bashkuara – ka thënë se ushqimi në këtë rajon blihet me çmime të larta, pasi vetë rajoni nuk prodhon mjaftueshëm ushqim.
Ndërkohë, thatësia, valët e të nxehtit, zjarret pyjore dhe vërshimet, janë duke shkatërruar një pjesë të mirë të tokës pjellore.
Libani është shteti që është dike u përballur më së shumti me këto probleme.
Sipas Bankës Botërore, ky shtet renditet si një prej vendeve me inflacionin më të lartë në botë.
Siria është përmendur, po ashtu, si vend që vuan nga kushtet e rënda./REL
Barcelona ka gati të hap një tjetër pjesë të “Spotify ...
Rritet dogana për makinat e përdorura në Shqipëri, tarifat e...
Tre të lënduar nga aksidenti mes dy veturash në Vushtrri
Ushtria izraelite thotë se vrau një anëtar të Forcës Quds të...
Ambasadori francez: Kosovës i duhet qeveri me të cilën mund ...
Drita njofton mbylljen e bashkëpunimit me Derrick Bonsu