Mbi çerek miliard njerëz në 58 vende të botës u përballën me pasiguri akute ushqimore vitin e kaluar shkaku i konflikteve, ndryshimeve klimatike, efekteve të pandemisë COVID-19 dhe luftës së Rusisë në Ukrainë, sipas një raporti të publikuar të mërkurën.
Pasiguria akute ushqimore përshkruan situatën kur jeta e një personi vihet në rrezik shkaku i pamundësisë së tyrë për të konsumuar ushqim adekuat.
Raporti Global për Krizat e Ushqimit, një aleancë e organizatave humanitare e themeluar nga OKB-ja dhe Bashkimi Evropian, tha se njerëzit u përballën më vdekje nga uria në shtatë vende: Somali, Afganistan, Burkina Faso, Haiti, Nigeri, Sudan të Jugut dhe Jemen.
Në raport thuhet se numri i njerëzve që përballen me pasiguri akute ushqimore dhe që kërkojnë ndihmë urgjente ushqimore – gjithsej 258 milionë – është rritur për të katërtin vit radhazi.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, e cilësoi këtë si dëshmi për “dështimin e njerëzimit” në qëllimin për t’i dhënë fund urisë në botë.
Edhe pse në raport thuhet se rritja e numrit të personave që përballen me këto probleme mund të jetë pjesërisht shkaku i rritjes së numrit të popullsive që u analizuan, ata thanë se gjithashtu u vërejt “një tendencë shqetësuese e përkeqësimit”.
Rein Paulsen, drejtor i emergjencave për Organizatën e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë, tha se një numër i madh i arsyeve po ndikonin që të përkeqësohej situata. Arsyet, sipas tij, përfshijnë konfliktet, ndryshimet klimatike, ndikimin e pandemisë COVID-19 dhe pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë që ka pasur ndikim në tregtinë globale të plehrave, grurit, misrit dhe vajit të lulediellit.
Ndikimi ka qenë më i ndjeshëm në vendet më të varfra që varen nga importi i ushqimit. “Çmimet janë rritur (dhe) ato vende janë ndikuar negativisht”, tha Paulsen.
Komisionerja e BE-së për partneritetin ndërkombëtar, Jutta Urpilainen, tha se strategjia e bllokut për ta luftuar urinë përfshin mbështetjen e nismave që synojnë “të rrisin prodhimin vendas dhe të reduktojnë varësinë nga importet e paqëndrueshme”./REL/
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër