OKB-ja sot ka dërguar 26 maunë me ndihma humanitare në provincën veriperëndimore të Idlibit në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Maunët kaluan vendkalimin kufitar Cilvegozu në provincën jugore Hatay të Turqisë.
Ndihma do të shpërndahet në mesin e banorëve në zonat urbane të Idlibit si dhe fshatrat përreth, të cilat kanë qenë objektiv i sulmeve shkatërruese nga regjimi i Asadit dhe aleatëve të tij, duke shkaktuar një fluks prej rreth 1 milion refugjatë.
Siria ka qenë e përfshirë në një luftë të egër civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Bashar al-Asadit shtypi protestat pro-demokracisë në vend.
Sipas të dhënave të OKB-së, që atëherë qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë të tjerë janë shpërngulur.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...