Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres thotë se nuk e shoh asnjë nevojë për zgjedhje të reja në Ukrainë nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara, kështu që ai ka hedhur poshtë propozimin e presidentit rus për një qeveri të re në Ukrainë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Ukraina ka një qeveri legjitime dhe kjo padyshim duhet të respektohet”, tha Guterres kur u pyet për propozimin e Putinit.
Mësohet se presidenti rus ka kërkuar që Ukraina të vihej nën një administrate të përkohshme të OKB-së deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja, shkruan AA.
Ai tha se zgjedhjet gjatë luftës, të cilat janë të ndaluara me ligj në Ukrainë, duhet të organizohen për të krijuar një qeveri që do të negociojë paqen.
Ndërkaq, Ukraina dhe aleatët e saj kanë frikë se Rusia do të përdorë zgjedhje të tilla për të instaluar një qeveri marionete besnike ndaj Kremlinit, veçanërisht në zonat e pushtuara nga Rusia.
Sërish Putini ka thënë se ai beson se mandati i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky është i pavlefshëm.
Raportohet se Ukraina ka qenë në gjendje lufte që nga fillimi i agresionit rus, për këtë arsye zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare janë shtyrë.
Derisa, ukrainasit mendojnë se mbajtja e zgjedhjeve gjatë kohës së luftës do të ishte jopraktike dhe e padrejtë, sepse do të ishte e vështirë të sigurohet që ushtarët dhe civilët e zhvendosur të mund të votonin.
Bllokoi hyrjen e stacionit policor me veturë dhe sulmoi poli...
Sërish protestë në Durrës, tubuesit tentojnë të futen në amb...
Trump paralajmëroi sulm ndaj Meksikës, reagon presidentja e ...
Zyrtarët amerikanë ‘zbarkojnë’ në Venezuelë për herë të parë...
Arrestohen dy persona për shitblerje të narkotikëve në Mitro...
Zjarri fatal në resortin në Zvicër/ Njërit prej pronarëve i ...