Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka paralajmëruar për “përshkallëzimin e dhunës” në Republikën e Afrikës Qendrore (RAQ) përpara zgjedhjeve të përgjithshme në vend.
Zgjedhjet presidenciale dhe ato të përgjithshme janë planifikuar të zhvillohen në vendin e shkatërruar nga lufta më 27 dhjetor.
Në një deklaratë të mërkurën vonë, Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha se dhuna e vazhdueshme e armatosur paraqet rreziqe serioze për sigurinë e civilëve dhe të drejtën e tyre për të votuar.
“Jemi të alarmuar nga raportet e përshkallëzimit të dhunës të shkaktuar nga ankesat politike dhe gjuha e urrejtjes, duke rezultuar në zhvendosjen e detyruar të civilëve, përfshirë vendet fqinje”, tha zyra.
“Ka pasur raporte të shumta në ditët e fundit për sulme kundër forcave të sigurisë, kandidatëve politikë dhe zyrtarëve të zgjedhjeve. Përleshjet midis grupeve të armatosura dhe forcave të sigurisë kanë ndodhur në të gjithë zonën e gjerë, përfshirë lagjet afër kryeqytetit, Bangui”, thuhet më tej.
Herët këtë javë, Rusia tha se ka dërguar 300 instruktorë ushtarakë në RAQ me kërkesën e saj.
Ruanda po ashtu ka vendosur trupa mbrojtëse të forcave në RAQ sipas një marrëveshjeje ekzistuese dypalëshe për mbrojtjen.
Presidenti Faustin-Archange Touadera po garon për një mandat të dytë dhe konsiderohet të jetë duke udhëhequr garën pasi kandidatura e rivalit të tij kryesor dhe ish-presidentit Francois Bozize u refuzua nga Gjykata Kushtetuese.
Disa grupe të milicive thuhet se kanë sulmuar civilë dhe autokolona të fushatës zgjedhore.
Sulmet e fundit rebele ndaj kolonave të fushatës e nxitën sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres t’u bëjë thirrje të gjitha palëve të ndërpresin armiqësitë dhe të punojnë drejt sigurimit të kushteve për zgjedhje të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe paqësore./AA/
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...