Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se bota, për herë të parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë, përballet me “kërcënimin e konfrontimit bërthamor”.
Në anën tjetër, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë “presion maksimal” mbi Korenë e Veriut për të hequr dorë nga programi me armë bërthamore.
Guterres dhe Stoltenberg i bënë komentet në Konferencën e Sigurisë në Mynih, që është një tubim vjetor i udhëheqësve botërorë dhe zyrtarëve të lartë.
“Për herë të parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë, ne përballemi me kërcënim bërthamor, kërcënim nga konflikti bërthamor”, tha Guterres.
“Po i referohem zhvillimit të armëve bërthamore dhe raketave me rreze të gjatë veprimi nga Republika Demokratike Popullore e Koresë. Ato janë në kundërshtim të plotë me vullnetin e bashkësisë ndërkombëtare dhe shkelje e qartë e disa rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha Guterres.
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka refuzuar të ndalë zhvillimin e raketave bërthamore, pavarësisht sanksioneve që i ka vënë Këshilli i Sigurimit i OKB-së./gsh/
Kurti pret në takim deputetin e ardhshëm zviceran Arbër Bull...
Ministria e Jashtme e Pakistanit: Bisedimet SHBA-Iran serioz...
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për menaxhimin...
Mbi 3500 mësues protestojnë në Ankara pas sulmeve në shkolla
Ministri grek i Mbrojtjes vjen në Kosovë, pritet të takohet ...
5 vjeçari nga Lipjani lirohet nga spitali në gjendje stabile