“Ju mund të fitoni një luftë, por mund të humbni paqen”, theksoi Federica Mogherini, shefe e diplomacisë evropiane, në adresë të presidentit sirian, Bachar al-Assad, gjatë një konference shtypi në Mesdhe në Romë.
Ushtria siriane kontrollon sot më shumë se gjysmën e pjesës rebele të Alepos, qyteti i dytë në vend, pas marrjes së një sektori të ri në ofensivën e saj duke injoruar protestat ndërkombëtare përballë viktimave të shumta civile.
“Kush ka interes të fitojë një luftë dhe të marrë kryesimin me çmimin e një vendi të ndarë, të armatosur, të mbushur me terroristë (…) dhe të izoluar në skenën ndërkombëtare?”, theksoi Mogherini duke refuzuar të konsideronte që lufta në Alepo ishte fituar tashmë për regjimin.
“Është koha tashmë të hapim negociata të vërteta”, theksoi i dërguari special i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, në të njëjtën konferencë.
“Kontaktoni OKB-në për t’i thënë: “Jam gati për një kalim të pushtetit, për një negocim të vërtetë”, theksoi ai në adresë të Assadit.
Fitorja që shfaqet në Alepo rrezikon të shtyjë qeverinë siriane të thotë: “Ne kemi fituar luftën, pra nuk kemi nevojë për negociata, por shpresoj që jo, sepse asgjë nuk do të zgjidhej”, shtoi ai.
Mistura kërkoi gjithashtu influencën e Iranit dhe Rusisë për të bindur Damaskun të negociojë seriozisht. Ndryshe, alternativa mund të jetë fundi i luftës, por fillimi i një rebelimi të tmerrshëm dhe asnjë rindërtim”, nënvizoi ai.
“Këto negociata duhet të përfshijnë një ndarje të pushtetit”, theksoi Mistura, por kryesisht jo një ndarje të Sirisë që do të çonte në “hapjen e kutisë së Pandorës” (shën i perkthyesit “shpërthimin e një sërë ngjarjesh të njëpasnjëshme dhe shkatërrimtare”)
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi