OKB alarmon, më shumë se 14 milionë fëmijë të pavaksinuar në vitin 2024

00:00 | 16 Korrik 2025
E.G

Më shumë se 14 milionë fëmijë mbetën plotësisht të pavaksinuar në vitin 2024, tha OKB të martën.

Në Evropë dhe Azinë Qendrore, normat mesatare të vaksinimit të fëmijëve ngecën ose ranë me 1%, thanë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe UNICEF në një raport të përbashkët.

Zyrtarët paralajmëruan se dezinformimi i përhapur dhe shkurtimet e rënda të ndihmës ndërkombëtare po zgjerojnë boshllëqet e mbulimit, duke vënë në rrezik miliona fëmijë.

Në Evropë, rastet e kollës së mirë u trefishuan në gati 300,000 në vitin 2024, ndërsa infeksionet e fruthit u dyfishuan në mbi 125,000, tha OBSH, për shkak të rënies së mbulimit me vaksina.

Ndërkohë, vetëm nëntë vende – Nigeria, India, Sudani, Republika Demokratike e Kongos, Etiopia, Indonezia, Jemeni, Afganistani dhe Angola – përbënin mbi gjysmën e fëmijëve të pavaksinuar në botë.

“Miliona fëmijë mbeten pa mbrojtje kundër sëmundjeve të parandalueshme”, tha Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell, në një deklaratë, transmeton klankosova.tv.

“Kjo duhet të na shqetësojë të gjithëve”.

Raporti shëndetësor vjen në një kohë kur, 25 vjet pasi OBSH-ja kishte deklaruar se fruthi ishte eliminuar nga Shtetet e Bashkuara, vendi po përjeton vitin etij më të keq për sëmundjen.

SHBA-të kanë pasur 1,288 raste të fruthit në vitin 2025, ndërsa sëmundja e parandalueshme nga vaksina përhapet, raportuan javën e kaluar Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Sipas OKB-së, vaksinat parandalojnë 3.5 milionë deri në 5 milionë vdekje në vit.